Libi, sulmohet konsullata amerikane, 1 i vrarë

Një zyrtar amerikan ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi milicët sulmuan konsullatën amerikane në qytetin libian të  Bengazit.

Besohet se protesta u mbajt për një film të prodhimit amerikan që thuhet se fyen Profetin Muhamed.

Burimet thonë se ndërtesa është djegur pasi i është vënë zjarri nga protestuesit. Mendohet se askush nuk ka qenë në konsullatë në atë kohë.

Protesta janë mbajtur edhe në Ambasadën Amerikane në kryeqytetin egjiptian, Kajro.

Dëshmitarët thonë se protesta në Bengazi shkaktoi një konfrontim mes forcave qeveritare të sigurisë dhe milicisë së armatosur të njohur si brigada Ansar al-Sharia.

“Një anëtar i stafit amerikan ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshje”, tha për Reuters, Abdel-Monem Al-Hurr, zëdhënës i Komisionit të Lartë të Sigurimit Libian.

Identiteti i zyrtarit amerikan të vrarë nuk dihet ende.

Lajme të ngjashme

Back to top button