Angelina Jolie, në kampin e refugjatëve sirianë

Angelina Jolie, e dërguara speciale e Komisariatit të Lartë OKB-së për refugjatët (Unhcr), ka vizituar një kamp refugjatësh sirianë në Jordani. Ylli hollivudian ka mbërritur këtë mëngjes në strukturat e Zaatari-t, ku janë strehuar 27mijë refugjatë, të ikur nga Siria gjatë 18 muajve që vendi është në konflikt. Aktorja ka takuar refugjatë sirianë dhe ka vizituar tendat. Angelina Jolie është shoqëruar nga Antonio Guterres, shefi i Unhcr-së dhe ministri i Jashtëm jordanez, Nasser Judeh.

“Kampi – ka shpjeguar Guterres – ka nevojë për financime dhe një fushatë fondesh ndërkombëtare, pasi kushtet janë ende të papranuenshme”. Angelina vetë, pasi ka bërë apel për ndihmë, është shprehur se “është shumë mallëngjyese të qëndrosh me njerëz, të cilët pyesin se, cilët janë në anën e tyre dhe mund t’i ndihmojnë”. Refugjatët e ardhur nga Jordania prej fillimit të dhunës janë gjithsej 185 mijë, numri më i lartë në rajon. Unhcr në prill i ka besuar aktores detyrën e të dërguarës speciale të Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët, nisur nga puna e madhe humanitare që Jolie dhe bashkëshorti i saj Bred Pitt kanë bërë në shumë vende të botës për këtë organizatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button