Shqipëri, FRD ndez motorrët e fushatës elektorale

Grupi nismëtar i Partisë Fryma e Re Demokratike mbajti të martën mbledhjen e radhës. Kryetari Bamir Topi në fjalën e tij është shprehur se FRD-ja ka ndezur tashmë motorrët e fushatës elektorale dhe brenda shtatorit kjo forcë politike do të ketë shtrirje në të gjithë vendin.

Sipas tij, përfaqësuesit e kësajforce politike do të zhvillojnë takime intensive me qytetarët në zona të ndryshme të vendit ndërsa theksoi se mesazhet e FRD-së do të përçohen në të gjithë hapësirën shqiptare. 

Katër ditë më parë, ish- presidenti Bamir Topi zyrtarizoi angazhimin e tij në strukturat e partisë “Fryema e re Demokratike”. Ai do të drejtojë FRD-në deri në kuvendin e ardhshëm të partisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button