7 janari është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale deklaroi se 7 janari 2019 (e hënë), dita e parë e Krishtlindjeve, sipas kalendarit ortodoks është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Dita paraprake, Buzmi, gjithashtu është ditë jo pune për besimtarët e besimit ortodoks, dhe meqenëse e diela është ditë jo pune, për ata të cilët punojnë në punë private, nuk punohet.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua uroi festën të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button