PE-ja kërkon që Maqedonia të tregojë se kush e rrëmbeu Kalid el Masrin

Në përvjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, Parlamenti Evropian në emër të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, kërkoi që vendet anëtare evropiane të BE-së t’i ndriçojnë dyshimet për aktivitetet ilegale të CIA-s në territorin evropian, ndërsa në Rezolutën e përgatitur nga evrodeputetja Elen Flotr kërkohet nga Maqedonia, që të vërtetojë cilët janë personat përgjegjës për rrëmbimin e Kalid el Masrit dhe t’i detyrojë të njëjtit të përgjigjen për veprat e tyre.

Kalid el Masri ka qenë i rrëmbyer për shkak të një gabimi për identitetin e tij, pas çka është burgosur dhe i është nënshtruar gjoja torturave.

Parlamenti Evropian shprehu keqardhje edhe për mungesën e aksionit nga ana e prokurorisë publike në Shkup, rreth ankesës së El Masri. Evrodeputetët konsiderojnë se ky rast duhet të gjendet edhe në rend dite të Komisionit Evropian, drejtpërdrejt të lidhuara me kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button