Trump i përgjigjet Romneyt: Unë kam fituar, ai jo
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu përgjigj një sulmi personal që i bëri senatori i zgjedhur i Partisë së tij Republikane, Mitt Romney, transmeton REL.
Romney, i cili ka humbur garën për president të SHBA-së kundër Barack Obamës në vitin 2012, ka sugjeruar në një artikull për gazetën Washington Post se Trump nuk është i përshtatshëm për president.
Trump nuk është “rritur në mantelin” e presidencës, shkroi Romney.
Trump, i cili i ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, shkroi në Twitter:
“Unë kam fituar dhe ai jo”.
Trump bëri një krahasim edhe me Jeff Flake, një senator republikan që po largohet, i cili gjithashtu e ka sulmuar atë vitin e kaluar.
Por, presidenti po ashtu i bëri thirrje Romneyt që të bëhet “lojtar i ekipit”.
Romney, ashtu si edhe senatorët e tjerë të zgjedhur do të bëjnë betimin të enjten.
Artikulli i tij u diskutua gjerësisht në mediat amerikane. Disa sugjeruan se Romney po e pozicionon veten si kritik kryesor të Trumpit në Kongres.
Në artikull, Romney po ashtu tha se do ta mbështesë presidentin në politikat që mendon se janë në interes të SHBA-së, por foli kundër veprimeve që janë “ndarëse, raciste, seksiste, anti-migrante, të pandershme ose shkatërruese për institucionet demokratike”.
Here we go with Mitt Romney, but so fast! Question will be, is he a Flake? I hope not. Would much prefer that Mitt focus on Border Security and so many other things where he can be helpful. I won big, and he didn’t. He should be happy for all Republicans. Be a TEAM player & WIN!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 2, 2019