Kapitulli 23 –  prioriteti i parë i Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2019

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në ditën e parë pas marrjes së detyrës tha se përkushtimi i saj do të jetë që të përmirësohet gjendja e qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre dhe reformave në gjyqësor, njofton Portalb.mk.

Njëri nga prioritetet kryesore, ashtu siç theksoi, është dhe po realizohet, është ndryshimi i ligjit për përmbarim me qëllim që të mundësohet sistem më i drejtë me harxhime më të vogla në procedurat përpara përmbaruesve.

Me ndryshimet zvogëlohen harxhimet në procedurat përpara noterëve dhe përmbaruesve edhe atë për qytetarët më të varfër të cilët nuk munden që t’i paguajnë llogaritë për harxhimet komunale dhe të cilët marrin kredi të vogla harxhuese.

Në procedurat përpara noterëve, këto qytetarë do të jenë të lirë nga taksat dhe nga kompensimi për kaluzolën për hyrje në fuqi dhe përmbarim, ndërkaq shpërblimi noterlial do të jetë 10% nga borxhi kryesor, por jo më shumë se 500 denarë. Ajo do të thotë se nëse borxhi është 1.000 denarë, për noter duhet që të paguhet 100 denarë. Nëse borxhi është 10.000 denarë, kompensimi nuk do të jetë 1.000, por 500.

Gjithashtu edhe për llogaritë për ujë, mbeturina, telefon dhe mirëmbajtje të hapësirave të përbashkëta në lartësi deri më 6.000 denarë nuk do të jetë e nevojshme që të marrin pjesë avokatët, por edhe për llogaritë e rrymës dhe ngrohjes deri në 15.000 denarë. Me atë, përjashtohet mundësia që të ketë edhe harxhime për avokatë për personat që kanë llogari të papaguara deri në ndonjë vlerë të caktuar.

Në procedurën përpara përmbaruesit, gjithashtu ka edhe zvogëlim të madh të harxhimeve. Për 16 zëra për të cilët më herët kanë pasur harxhime, me tarifën e re do të jenë plotësisht falas. Disa zëra janë të zvogëluara deri në 50%, disa të tjera edhe më shumë se 50%. Për shembull, urdhri për përmbarim të xhiro-llogarisë për person fizik e cila më herët ka kushtuar 20 euro, me tarifën e re, nuk do të jetë më shumë se 20% nga lartësia e borxhit kryesor.

Në fund të vitit 2018 në Kuvend u miratuan disa ligje me procedurë të përshpejtuar, në mesin e të cilëve dhe ndryshimi i Kodit Penal me arsyetimin se po përshpejtohet procesi i reformave.

Intervenimi në Kodin Penal ka shkaktuar reagime në opinion, vlerësimet se po shkohet në drejtimin që të përgatitet amnisti, po zvogëlohen dënimet dhe e tërë kjo do të ndikojë për disa vepra të caktuara që i udhëheq PSP të vjetrohen ose të akuzuarit të kalojnë me dënime më të vogla. Qeveria përpara disa ditëve me kumtesë e ka demantuar se planifikojnë amnisti të re dhe ka sqaruar se ndryshimet shkojnë në drejtim të proceseve reformuese.

Me flamur evropian, përpara deputetëve këtë vit do të gjenden ligje tjera të fushës së gjyqësorit – njëra ndër fushat që është prioritare për reformim për shkak të harmonizimit me politikat evropiane.

Në lidhje me kapitullin 23 që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat fundamentale, në shtator të vitit 2018, zyrtarisht ka filluar procesi i skriningut në Maqedoni për bisedimet me Bashkimin Evropian.

Në këtë pjesë janë të përfshira reformat në gjyqësor, Prokuroria, mënyra e menaxhimit me lëndët, përgjegjësia e gjykatësve dhe prokurorëve, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publik.

Skriningu do të zgjatë gjatë dhe me atë 160.000 faqe me ligje dhe rregulla evropiane që duhet të futen në legjislativin e Maqedonisë.

Në këtë fazë  të fundit, BE-ja po e zhvillon skriningun bashkë me Shqipërinë, pasi që dy vendet bashkë kanë marrë ftesë të kushtëzuar për fillim të negociatave në qershor të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button