Iran, policia ka konfiskuar 2.150 kilogramë drogë

Në juglindje të Iranit është shkatërruar një zinxhir trafikantësh dhe janë konfiskuar 2.150 kilogramë drogë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i forcave të sigurisë së Iranit në krahinën Sistan dhe Belujistan Said Komeyli tha se operacioni është kryer në bazë të të dhënave të inteligjencës mbi aktivitetet kontrabanduese në qytetin Zabul.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA lajmëron se gjatë operacionit erdhi deri te shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe trafikantëve.

Komeyli tha se policia ka konfiskuar 2.150 kilogramë drogë dhe shkatërroi një zinxhir të trafikantëve të drogës nga Afganistani drejt Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button