Qytetarët pa dokumente biometrike s’do të mund të votojnë

Për shkak të dokumenteve të vjetra rreth 70.000 qytetarë nuk do të mund të realizojnë të drejtën e vet elektorale në zgjedhjet e radhës lokale në vitin 2013.

Sipas Bedredin Ibrahimit, i cili kryesonte me Grupin e punës për kontrollim të listës zgjedhore, nga dita në ditë ka furnizim gjithnjë e më të mirë të qytetarëve me dokumente të reja biometrike.

“Ky numër duke filluar nga janari e deri tani po zvogëlohet dhe tani kemi mbërritur deri në shifrën prej 121.000 të cilët janë në shtet, dhe diku rreth 33.000 qytetarë tonë, të cilët janë jashtë shtetit. Sipas supozimit tim, kjo dinamikë e zvogëlimit të këtij numri do të mund të ulet dhe të vijmë deri në 70.000 qytetarë të cilët do të mbesin me dokumente të vjetra”, tha Ibrahimi.

Jani Makraduli, anëtar i grupit të punës, nuk pajtohet me Ibrahimin dhe konsideron se deri në fund të vitit 2012, rreth 100.000 qytetarë nuk do të kenë të drejtë vote, e kjo është një shifër serioze.
Grupi i punës u dakordua që të vërtetohet një metodologji e re lidhur me kontrollimin e këtyre qytetarëve të cilët do të mbesin me dokumente të vjetra personale. Ndërsa në seancën u shqyrtuan edhe të dhënat nga raporti i Drejtorisë për udhëheqjen e librave të amzës, për personat të cilët për herë të fundit janë paraqitur para organeve administrative për dhënien e dokumentit personal në periudhën prej vitit 1981 deri në vitin 1999, me ç’rast janë kontrolluar 65.308 persona.

“Janë kontrolluar gjithsej 1130 persona të vdekur, të regjistruar në librat e amyës, ndërsa të paevidentuar në sistemin e MPB-së. për 1.123 persona ka mospërputhje të numrit rrjedhës në librat e amzës, gjegjësisht persona tjerë figurojnë në listën e MPB-së. Më i madh është numri i personave që kanë status të panjohur 1.373, të cilët sipas njohurive të ofiçarëve kanë emra të ndryshuar apo fare nuk figurojnë në listën e dorëzuar nga MPB”, tha Katerina Bitrakovska nga Drejtoria për udhëheqjen e librave të amzës.

Grupi i punës zotoi Drejtorinë për udhëheqjen të librave të amzës që këtë aktivitet ta vazhdojë me persona të cilët për herë të fundit janë paraqitur për dokument të ri nga viti 2000 deri në vitin 2012, ndërsa rezultatet t’i dorëzojë deri më 5 tetor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button