BDK: Partitë shqiptare mos të bëjnë cirk në Parlament me branitellat

Partia jashtëparlamentare, Bashkimi Demokratik Kombëtar në krye me Hisni Shaqirin ka reaguar në lidhje me debatin për  të ashtuquajturit branitella, duke e vlerësuar atë si shfaqe cirku, e cila krijon përshtypjen se ka për qëllim, vazhdimin e manipulimit të opinionit  duke prekur sërish qytetarët në temën më të ndjeshme, siç është ligji për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së.

“Për të dëshmuar se reagimi me gojën plot shqiptari, i subjekteve parlamentare shqiptare BDI, PDSH dhe RDK, është i vërtetë dhe prapa tij nuk fshihen interesa të ngushta politike, ashtu siç ka ndodhur shumë herë në të kaluarën, është koha që ata të kalojnë në vepër. Për të mos përfunduar edhe ky ligj, me marrëveshje formale, siç ishte rasti me projektet tjera antishqiptare si enciklopedia, apo projektin Shkupi 2014 dhe shumë projekte tjera, kundër të cilëve ne organizuam protesta, të cilat nuk u përkrahën nga asnjëra prej këtyre partive, ne vlerësojmë se subjektet shqiptare duhet menjëherë të ndërpresin debatin rreth këtij ligji” thuhet në komunikatë duke kërkuar që deputetët shqiptarë të gjithë unanimisht të lëshojnë Kuvendin e Maqedonisë, për të thirrur një seance konstituive, ku përpos deputetëve, do të merrnin pjesë edhe kryetarët e komunave shqiptare, për të shpallur Kuvendin e Republikës Shqiptare në Maqedoni. 

BDK serish ka thirrur që partitë shqiptare të bashkohen në idenë e tyre për federalizmin e Maqedonisë  si alternativë e vetme për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button