Çair, nuk shkelim mbi veprat tona!

Komuna Çair, nuk do të shkel mbi veprat e saja, tabelat me emrat shqip të vendosura nëpër shkolla do të mbeten aty ku janë, edhe pse sonte në mbrëmje zyrtarisht kalon afati prej tetë ditësh të cilin Ministria e Arsimit dhe Inspektorati për Arsim ua kanë dhënë shkollave për ti hequr tabelat, me kërcënimin se në të kundër veprim do ti dënojnë.

Muzafer Rexhepi, përgjegjës për arsim fillor në Komunën Çair, na tha se mbeten në qëndrimin e njëjtë. Tabelat nuk hiqen, shkollat mbajnë emrat shqip.

“Kërkesa ka ardh për ti largu tableta. Mbetemi me qëndrimin e njëjtë, tabelat e emrave të shkollave nuk do të nderohet. Sot kalon afati i dhënë prej tetë ditësh, tani i mbetet inspektorëve të vizitojnë shkollat për të parë se a janë larguar tabelat dhe të shohim çka pastaj” decid Rexhepi.

Ndërkohë Inspektorati për Arsim ka njoftuar se do të nisin procedurën penale në gjykata kundër personave juridik dhe përgjegjësve për ndryshimin e emrave të shkollave, respektivisht drejtorët e katër shkollave dhe kryetarit të Komunës.

Ndryshe, nga 3 shtatori, kur edhe zyrtarisht ka filluar viti shkollor 2012/2013, katër shkollat e Cairit janë riemëruar nga emrat e personazheve të historisë maqedonase në ato shqiptare edhe atë, tani shkollat mbajnë emrin “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Ismail Qemali” dhe “Jashar Bej Shkupi”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button