Shkollat në Çair nuk do t’i heqin tabelat

Mbesin edhe tre ditë deri në skadimin e afatit të cilin Inspektorati shtetëror i arsimit ua ka dhënë shkollave në komunën e Çairit të cilët i ndryshuan emrat e shkollave në fillim të vitit të ri shkollor. Pasi u ndryshuan tabelat, para një jave nga oborri i shkollës fillore “Rajko Zhinzifov” u hoq edhe busta e veprimtarit maqedonas. Një i punësuar në shkollën theksoi se kanë ende kohë deri në skadimin e afatit dhe deri atëherë nuk kanë ndërmend të ndryshojnë asgjë.

“Deri atëherë mbesim në vendimin tonë dhe nuk do të heqim dorë nga statuti që e kemi për këtë shkollë. Nuk jemi duke shkelur kurrfarë ligjesh dhe gjithçka mbetet siç është, theksoi mësimdhënësi që dëshiroi të mbetet anonim.

Ai shtoi se procedura e ndryshimit të emrave është legjitime dhe në kuadër të rregullativës. Ndonëse nuk kanë marrë miratim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, megjithatë pohojnë se mënyra ka shkuar si duhet dhe se nuk ka shkelje të ligjit.

“Kërkojmë ndryshim të emrave që nga viti 2006 me nismë të prindërve në komunën e Çairit. Disa herë kemi parashtruar kërkesë deri te Ministria, por ministri nuk i respekton këshillin shkollor dhe këshillin e prindërve. Ne jemi të detyruar nga prindërit të cilët me të drejtë e kërkojmë këtë nga ne”, theksoi mësimdhënësi.

Nga inspektorati shtetëror deklarojnë se do të kryejnë mbikqyrje inspektive pas përfundimit të afatit tetëditësh nga momenti kur janë pranuar vendimet për heqjen e tabelave, ndërsa afati zyrtarisht skadon këtë të premte. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button