Tetovë, shtrohet me pllaka betoni një segment i rrugës “Dervish Cara”

Në kuadër të punëve për investime në infrastrukturë, pas rikonstruimit të mëhershëm të tërësishëm të bulevardit “Dervish Cara”, është shtruar me pllaka betoni edhe një segment i rrugës që lidhet me këtë bulevard. Ky segment rrugorë kap sipërfaqe prej 850 metër katror. 

Shtrimi i kësaj rruge mundëson një qarkullim më normal për banorët e kësaj lagjeje dhe kyçje efektive në këtë bulevard. Nga sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore bëjnë të ditur se do të vazhdohet me intervenime të këtilla infrastrukturore me qëllim që të mundësohet një lëvizje e lirë dhe normale për qytetarët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button