Canoski: Nuk do bashkëpunoj me BDI për Strugën

PEI e Fiat Canoskit demanton informacionin e djeshëm të A1on se jozyrtarisht BDI i ka ofruar bashkëpunim dhe koalicion për Strugën.

Sipas informatave të cilat A1on thonë se i kanë marrë nga burime partiake në BDI, Canoski jozyrtarisht fillimisht ka pranuar mbështetjen, por me kusht që Merko të mos jetë kandidat i BDI-së për kryetar të Strugës.

Canoski sot për A1on ka deklaruar se as ka biseduar, e as ka pranuar bashkëpunim me BDI. Lideri i PEI thotë se partia vepron si opozitare, dhe në Strugë do të përkrah kandidatin që do të propozohet nga koalicioni opozitar./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button