BDI vazhdon të taktizon, shtyhet përsëri diskutimi për branitellat

Edhe seanca e sotme e Komisionit për punë dhe politikë sociale ku diskutohet për ligjin për branitella, e cila duheshte të fillon në ora 10:00, është prolonguar. Arsyetimi i deputetëve të BDI-së ishte se Talat Xhaferi, i cili duhet të vazhdon diskutimin e tij në komision, ka qenë i zënë me obligime partiake.

Kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sociale paralajmëroi se ky do të jetë prolongimi i fundit i seancës dhe e caktoi atë për në ora 14:00. Ajo tha se nëse përsëri folësi nuk do të jetë prezent, do të kalohet në diskutuesit e radhës, pasi për të marrë fjalën presin gjithsej 14 diskutues.

Ndryshe BDI së bashku me deputetët tjerë shqiptarë në parlament votojnë kundër çdo ligji në seancë plenare, në shenjë proteste për mos tërheqjen te Propozim ligjit për branitella./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button