Sërish zjarre në Maqedoni, 11 janë aktiv

Në territorin e Republikës së Maqedonisë të hënën deri në orën 16:00 janë regjistruar gjithsej 11 zjarre aktive, njoftojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Zjarre aktive ka në komunën e Prilepit në vendin e quajtur Brest, në komunën Makedonski brod në fshatin Greshnicë, pastaj në fshatin Krapë, si dhe në fshatin Vollçë në po të njëjtën komunë. Gjithashtu, zjarre janë  regjistruar edhe në komunën Saraj në fshatin Arnaqi, në komunën e Kumanovës në fshatin Strimë, në komunën e Velesit në fshatin Podles, në komunën e Dibrës në fshatit Banjishtë, si dhe në komunën e Dellçevës dhe atë të Prilepit.

Ndërsa, zjarri në komunën e Kriva Pallankës i cili nisi gjatë ditës së premte është shuar tërësisht. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button