HP me PC më të hollë deri më tani, 11.5 mm

Kompania teknologjike Hewlett-Packard ka shpalosur linjën e saj të re të produkteve all-in-one PC, duke u veçuar me PC-në super-të-hollë, Spectre One.

Edhepse HP njihet për linjën e saj të famshme të produkteve të ndjeshëm në prekje, TouchSmart, Spectre One nuk ka ndjeshmëri në prekje.

Me vetëm 11.5mm, është PC më i hollë i komapnisë. Zyrtarët e kompanisë të pyetur përse pajisja nuk posedon ndjeshmëri në prekje, u përgjegjën se ata janë fokusuar në hollësinë e desktopit.

Disa nga tiparet e Spectre One janë ekrani 23.6 inç full HD, kartelë grafike 1GB NVIDIA, procesor nga Intel por të cilit ende nuk i është specifikuar performanca e tij.

Një tjetër tipar i rëndësishëm është komunikimi përmes ‘near-field communication’ apo NFC që i lejon përdoruesit transforim të lehtë të informatave nga pajisjet me të njejtin tipar, NFC. 
HP gjithashtu ka lajmëruar dy produkte të treja nga linja TouchSmart, Envy 23 dhe Envy 20 të cilët punojnë në sistemin operativ Windows 8, me teknologjinë multi-touch 10-point. Gjithashtu, dy pajisjet e reja TouchSmart do të posedojnë 3TB hapësirë ruajtse./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button