Ende pa u hapur, do të mbyllet A3?

Këshilli për Radiodifuzion të enjten sipas të gjitha gjasave do t’ia merr lejen për riemetim televizioni Australian BOM e cila në të ardhmen duhej të riemërohet në A3, raporton A1on duke u thirrur në burime të Këshillit

Në rend dite është pika për shqyrtimin e mënyrës në të cilën ky televizion emiton program në Maqedoni, veç më është vë në rend dite.

Formalisht, si bartës i iniciativës paraqitet P.Nikollov, i cili nga KRD ka thënë se duhet ti merret leja televizionit BOM sepse televizioni punon pa u regjistruar, ndërsa firma poseduese qenka e bankrotuar.

Në KRD shumica e anëtarëve janë me propozim të VMRO-DMPMNE-së, 8 nga gjithsej 15, dhe pritet që vendimi të sillet pa problem./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button