Arinjtë hynë në fushat e Strugës

Të mbjellat me kulturën e misrit në fushën e Strugës, që ndodhen në afërsi të maleve prej kohësh  janë pre e arinjve, të cilët përveç se ushqehen me to, në masë të madhe edhe i shkatërrojnë parcelat e mbjella  me këtë kulturë, ankohen bujqit strugan.

Kjo dukuri më shumë është prezentë në fushën ndërmjet fshatrave, Frëngovë dhe Kalishtë,si dhe në disa fshatra të tjerë dhe pothuajse përsëritet si fenomen për çdo vit .

Ky fakt ka detyruar bujqit e kësaj ane, të ruajnë të mbjellat me misër edhe natën, për të mos ardhur deri te dëmtimi i mëtutjeshëm i parcelave të tyre .

Ndërkohë, nga Njësia rajonale e Bujqësisë, thonë se bujqit e dëmtuar, detyrimisht të paraqesin kërkesë për dëmshpërblim në sportelet e Njësisë rajonale të Bujqësisë, e cila në afat prej njëzet e katër orësh është e detyruar të dalë në teren, për të verifikuar dëmin e pretenduar nga bujku./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button