iPhone 5 promovohet pasnesër!

Kompania Apple ka publikuar ftesën për ditën e prezantimit të produktit të ri iPhone 5.

Edhe pse një ftesë e thjeshtë dhe me pak detaje, Apple me pak fjalë njofton se me datë 12 Shtator në Qendrën e Arteve në Yerba Buena të San Franciscos do të organizojë një prezantim.

“It’s almost here – (Pothuajse erdhi)” është shkruar mbi datën 12 Shtator ndërsa poshtë datës është reflektuar si hije numri 5 që sipas të gjitha gjasave simbolizon produktin e ri iPhone 5./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button