Sulm ndaj Ambasadës së SHBA-ve në Bagdad

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad sot në orët e hershme ishte objektiv i sulmit të artilerisë, ndonëse nuk u raportuan viktima lidhur me incidentin, bëjnë të ditur burime të policisë irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Pak pas mesnatës, dy predha artilerike u rrëzuan në tokë pranë ambasadës, e cila ndodhet në zonën e gjelbër të fortifikuar të Bagdadit, tha për AA, zëdhënësi i policisë, Xhemal al-Hassouni.

Asnjë viktimë apo dëmtim nuk u raportua si pasojë e bllokimit të kufizuar, gjë që nxiti autoritetet të lëshonin shkurtimisht sirenat ajrore.

Policia ka nisur një hetim mbi incidentit, për të cilin asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë.

Sulmi erdhi vetëm disa orë pas vizitës së papritur të Krishtlindjes nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në bazën ajrore ushtarake Ain al-Assad në provincën perëndimore të Anbarit në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button