BDI zgjodhi Fatmir Besimin për Tetovën?

Portali A1on njofton që në mbledhjen e fundit Komitetit Qëndror të partisë shqiptare në pushtet BDI-së, përpos çështjeve të tjera që ka diskutuar ka prekur edhe temën e zgjedhjeve lokale dhe kandidatët potencial për disa komuna. Sipas tyre, për Dibrën kandidat do të jetë myftiu i tanishëm i Dibrës, Ruzhdi Lata, kurse për Strugën me 20 vota pro dhe 2 kundër ka kaluar Aziz Pollozhani. Mbështetje Merkos i kanë dhënë Rafiz Aliti dhe Gzim Ostreni.

Sipas A1on, burime brenda BDI-së kanë konfirmuar se kandidat i BDI-së për Tetovën do të jetë ministri i tanishëm i mbrojtes, Fatmir Besimi, kurse për komunën e Gostivarit do të kandidohet Talat Xhaferi.

Spekulimet se Fatmir Besimi mund të kandidohet për komunën e Tetovës janë rritur gjithnjë e më shumë pas nderimit të viktimave nga radhët e UÇK-së në Sllupçan, që politikologët e identifikuan si fushatë parazgjedhore.

Por nga Bashkimi Demokratik për Integrim zyrtarisht mohojnë të jetë mbajtur një mbledhje e tillë dhe një diskutim i tillë. Zëdhënësi i kësaj partie edhe njëherë përsëriti se BDI do të fillojë të shqyrton kandidaturat e mundshme në muajin nëntor.

“Nuk kemi mbajtur një mbledhje të tillë ku kemi diskutuar kandidatët. Është ende herët, ne në nëntor do të dalim me emrat e kandidatëve tonë, tani gjithçka mbetet në nivelin e spekulimeve” tha Osmani për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button