SHBA, vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane hyri sot në ditën e saj të pestë, pa asnjë shenjë se rihapja është e afërt, transmeton VoA.

Presidenti Donald Trump foli për mbylljen të martën pas një urimi për festat për trupat amerikane:

“Nuk mund t’ju them se kur do të hapet qeveria, mund t’ju them se nuk do të jetë e hapur derisa të kemi një mur apo gardh – çfarëdo që ata do të dëshironin ta quanin, sepse është e njëjta gjë; pengesë për ata që duan të hynë në shoqërinë tonë … në vendin tonë, nga droga”.

Presidenti Trump tha se qindra e mijëra punonjës federalë, që përkohësisht kanë mbetur pa pagesë për shkak të mbylljes së qeverisë, e dëshirojnë murin.

Të hënën, presidenti Trump tha se demokratët duhet t’i japin fund mosmarrëveshjes, ndërsa udhëheqësit demokratë në Kongres fajësuan presidentin për “zhytjen e vendit në kaos”.

Ndërkohë që agjencitë qeveritare që merren me sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike mbeten të hapura, zyrat e tjera janë të mbyllura dhe 800-mijë punonjës federalë po qëndrojnë në shtëpi. Ata që konsiderohen si punonjës të domosdoshëm paraqiten në punë, por pa pagesë, derisa qeveria të rihapet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button