Catherine Deneuve mysafire në festivalin e filmit Vëllezërit Manaki 2012

Catherine Deneuve, aktorja e mirënjohur franceze do të jetë mysafire ekskluzive e Festivalit të kamerës së filmit “Vëllezërit Manaki” që do të mbahet prej 15 e deri më 21 shtator në Qendrën e Kulturës në Manastir.

Deneuve që pas vete ka 114 role filmike, është fituese e çmimit special “Kamera e Artë 300”. Çmimi i legjendës i filmit botëror do t’i ndahet në hapjen e festivalit.

Këtë sot në konferencën për shtyp e kumtoi drejtoresha e Festivalit Labina Mitevska dhe kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski.

Mitevska tha se “Vëllezërit Manaki” u përpoq që për herë të parë në historinë e festivalit edhe Maqedonia të sjellë kaq emër të madh. Ajo theksoi se Denev do të qëndrojë në Maqedoni katër ditë.

“Më 16 shtator në orën 11 në sallën e madhe në Qendrën e Kulturës në Manastir ajo do të bisedojë për të gjithë të e interesuarit për film, gazetarët, studentët, autorët filmik në takimin e hapur njëorësh. Më vonë ditën e njëjtë në ora 13:30 për nder të saj do të transmetohet filmi “Metroja e fundit”, për të cilin ajo e ka fituar çmimin “Cezar”, tha Mitevska./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button