Osmani: BDI ka marrë rolin e opozitës verbale

Hezitimi i BDI-së përkundër shtrydhjes politike që i është bërë nga VMRO, sipas analizave të pavarura bazohet në faktin se nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme, BDI do i humbte këto zgjedhje në raport me opozitën shqiptare. Kështu është shprehur lideri i RDK-së, Rufi Osmani në një intervistë për portalin Almakos. Së dyti, shton ai, si pasojë e faktit që njëra nga partitë maqedonase që do të fitonte zgjedhjet e radhës,  nuk do të preferonte që BDI si humbëse të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

“Nëse këtyre analizave do tu shtohen edhe aferat e ndryshme korruptive që lidhen me funksionarë të partisë shqiptare në qeveri gjatë privatizimit të Telekomit, EVN-së dhe tenderëva të tjerë me vlerë të madhe, e bëjnë të qartë mozaikun se pse kjo parti në qeverinë aktuale e luan rolin e opozitës verbale dhe nuk ka fuqi ndikimi në vendimmarrjen investive, buxhetore dhe kadrovike pavarësisht nga fakti se qeveria e VMRO-së varet nga përkrahja e deputeteve të BDI-së” ka thënë Osmani.

Më tej, ai ka potencuar se Qeveria aktuale përkrahësit e saj nuk duhet të harrojnë se nëse do të vazhdojnë me këtë nacionalizëm agresiv, atëherë shqiptarëve edhe mund tu rrezikohen përkohësisht të drejtat nacionale dhe statusi ekonomiko-social por maqedonasit në plan afatgjatë mund të rrezikojnë ta humbin shtetin përgjithmonë.

Osmani ka folur edhe për ndryshime të kushtetutës.

“Është koha për  ndryshimin e tretë te kushtetutës në kushte paqeje dhe si një konsenzus i gjerë shqiptaro-maqedonas në funksion të tejkalimit të mosmarrëveshjeve aktuale dhe krijimit të një partneriteti të ri të bazuar në të drejta dhe përgjegjësi ekuivalente”’ ka thënë Osmani për Almakos. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button