Vdes i riu,përplaset me makinën

Mbrëmë rreth orës 22 në rrugën lokale Vevçan –Belicë e Epërme në vendin e qojtur ‘’Smollejca’, në afërsi të fshatit Vevçan, ka ndodhur një fatkeqësi komunikacioni ku ka humbur jetën H.S i moshës njëzet vjeçare banor i këtij lokaliteti.

Viktima ka udhëtuar me makinën ‘’Fiat Marea’’ me targa të Ohrit dhe në momentin kritik bashkë me të kanë udhëtuar edhe dy qytetarë të tjerë të cilët kanë marr lëndime të lehta.

Sipas policisë shkaku i aksidentit sipas gjithë gjasave ka ardhur si rezultat i daljes nga rruga dhe rrotullimit të makinës gjatë përplasjes me tokën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button