Stefan Zanovicat e kohës sonë

Gjatë shekullit të XVII jetoi njëri ndër aventurierët e rrallë të Europës,i quajtur Stefan Zanovic (I lindur në Budva të Malit Zi).Historia e jetës së tij është e jashtëzakonshme nga veprimet e tij paradoksale dhe nga talenti i tij brilant për mashtrime ordinere dhe intriga të klasit të lartë duke ngadhënjyer në shumë vende dhe shtete të ndryshme duke futur në lojë edhe personazhet me renome botërore të asaj kohe.

Në vitin 1760, Stefan Zanovici nga Budva shkon në Padova të Italisë për studime, ku edhe filloi të zhytet në lojërat e fatit ku edhe arriti të zbuloi magjinë e probabilitetit, të fitimit të rastësishëm dhe të humbjeve të frikshme. Këtu edhe filloi jeta e tij prej një mashtruesi ordiner. Pas veprimeve të tij paradoksale prej një mashtruesi ordiner, Stefanin e dëbojnë nga qyteti i Padovës. Ai, udhëton nëpër shumë vende të ndryshme duke ushtruar zanatin e tij prej mashtruesi. Dhe, vjen një kohë kur Stefanit i lind ideja e tjetërsimit të identitetit, ku kthehet në qytetësin e tij Budva gjoja se është princi malazez Stefani i Vogël dhe bënë thirrje për kryengritje kundër turqve. Pas demaskimit të tij nga banorët vendas, ai në mënyrë të turpshme largohet nga qyteti i tij lindjes drejt Napolit të Italisë. Në Napoli takohet me një murg katolik i cili në studion e tij mbante portretin e Skënderbeut. I magjepsur nga historia e treguar  për Skënderbeun nga murgu, Stefan Zanovicit i lind ideja e tjetërsimit të radhës të identitetit duke u paraqitur si brezi i njëmbëdhjetë i linjës mëmësore të Skënderbeut. Ai vetë e shpiki këtë mashtrim dhe mbeti përjetësisht brenda rrjetës së këtij mashtrimi. Stefan Zanovici ndërmori turrin e ri nëpër Vjenë dhe Varshavë ku u takua me princin polak duke i premtuar atij trupa ushtarake të cilat nuk i kishte duke marrë nga ato shuma të mëdha parash. Për të realizuar mashtrimin e radhës Stefani paraqitet me identitetin e ri, si një haxhi mysliman me emrin Varta. Të bëmat e tij nuk kanë fund sa që e  shpalli edhe vdekjen e tij të rrejshme duke e shkruar edhe nekrologjinë për veten e vetë. Për kohën në të cilën jetoi Stefan Zanovici ishte i vetmi mashtrues i përmasave të tilla por si duket pas pluralizmit politik në Ballkan profili i tij ngeli nën hije nga ordineret e ri të cilët u instaluan në skenën politike shqiptare.

Stefan Zanovicat edhe sot e kësaj dite janë aktiv në jetën politike. U bënë gati tre dekada që veprojnë me mashtrime ordinere, herë si shpëtimtar të kombit, herë si populist, herë si reformator, herë si fetar dhe herë si viktima por në thelb janë ithtar të ideve të Stefan Zanovicit.

Të gjithë ne, jemi dëshmitar se i njëjti grup i njerëzve i dalë në skenën politike shqiptare gjatë viteve 1993/94 në kontinuitet është degëzuar në parti të ndryshme politike, në OJQ të ndryshme nga të cilat i kapën OJQ-të me karakter kombëtar, me karakter civil, me karakter fetar dhe me karakter nga më të ndryshmet me të vetmin qëllim që edhe më tutje ta mbajnë peng avancimin e çështjes shqiptare në vend.

Për çudi çdo degëzim i dalë në skenë si gjoja diçka e re në skenën politike shqiptare asnjëherë të vetme nuk janë distancuar nga veprimet e tyre të mëparshme por me tu paraqitur në skenën politike shqiptare me vrap kanë filluar me njollosjen dhe sulmin ndaj personave të caktuar, persona nga të cilët kanë nuhatur rrezik se mund t’ua rrënojë kalanë e tyre me ide të Stefan Zanovicit. Pra këta njerëz asnjëherë nuk kanë kritikuar dhe punuar për ndryshimin e sistemeve të cilët kanë ngulfatur fatin e shqiptarëve por çdo herë kanë mbajtur nivelin e debatit tek shqiptarët në pikën zero duke përdorur gjuhën vulgare ndaj shqiptarëve që nuk kanë menduar si Ata.

Gjatë këtij rrugëtimi tre dekadësh pikërisht ky grup i njerëzve dolën me ide për tjetërsimin e identitetit kombëtar dhe fetar varësisht nga koha dhe rrethanat e kohës, herë dolën si nostalgjik të Jugosllavisë ,pastaj u tjetërsuan duke u paraqitur si kombëtar por këtë gjë u’a prishi Lufta e vitit 2001 prandaj ndërruan strategjinë duke u infiltruar në radhët e formacioneve ushtarake shqiptare që të jenë në rrjedha me informatat për të mos dalur nga loja por asnjëherë duke u kyçur direkt për të kontribuar. Vakumin e kohës së luftës e shfrytëzuan për të shpikur edhe radhë-sekte të ndryshme fetare të cilët edhe sot e kësaj dite për mision të vetëm e kanë që ti fryjnë përçarjes dhe vëllavrasjes në mes të shqiptarëve dhe kjo gjë është fare lehtë e verifikueshme mjafton që t’i hedhësh një sy burimeve financiare të tyre dhe numrin e shqiptarëve të dërguar për tu humbur në mjegullën e askujt në Lindjen e Mesme apo edhe më tragjikja mohimi i heronjve kombëtar apo duke harruar faktin se shqiptarët i përkasin edhe besimeve të tjera fetare.

Sa më shumë që po kalon koha, aq më shumë po ngushtohet edhe hallka e këtyre njerëzve të cilët e mbajnë peng fatin jo vetëm të shqiptarëve në Maqedoni por edhe fatin e popujve të Ballkanik, sepse janë i njëjti grup i shtrirë në të gjitha këto hapësira që u duhet mjegull dhe ujra të turbullta sepse pikërisht vetëm në rrethana të tilla bizneset e tyre lulëzojnë. Së rrethi i këtyre qarqeve po ngushtohen e dëshmojnë vetë Ata, duke uluruar deri në kupë të qiellit që opinion ti pranoje si viktima se gjoja janë të persekutuar sepse kanë dhanë kontribut për çështjen kombëtare, janë po vetë këta që e mbivlerësojnë veten duke i shumëzuar shpullat e tyre mbi gjakun e shqiptarëve të derdhur ndër shekuj.Shqiptari nuk e ka zakon të shitet si viktimë sepse kur bijtë e tyre kanë rënë dëshmor është ndje krenar sepse çdo kush nga Ne mund të jetë i dobishëm por askush nuk është i domosdoshëm,i domosdoshëm është vetëm interesi kombëtar. Prandaj, ndjeshmëria e situatës nëpër të cilën po kalon vendi dhe Ballkani në përgjithësi kërkon shumë maturi dhe zgjuarsi edhe në rastet kur sulmet drejtohen direkt apo indirekt ndaj kujtdo qofshin ato sepse ky grup këtë e kërkon provokim të emocioneve për të tërhequr vëmendjen nga të bëmat e tyre ordinere të tipit të Stefan Zanovicit. Dhe,do të vij një kohë kur këta lojtar të djallit në historinë shqiptare do të njihen njësoj siç njihet sot Stefan Zanovici si mashtrues ordiner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button