Dimovski: Vazhdojnë bisedimet me BDI-në

Bisedimet për zgjidhjen e krizës qeveritare vazhdojnë të jenë opsion për dy partitë qeverisëse, VMRO dhe BDI. Kështu është shprehur deputeti dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i pyetur se cilat do të jenë ndërmarrjet e ardhshme të kësaj partie pas bllokimit të Ligjit për “branitella”.

Ai ka dekalruar se institucionet funksionojnë në kuptimin e plotë, gjithashtu dhe Parlamenti, megjithëse shton se dallimet lidhur me çështjet e caktuara politike vijojnë të jenë aktuale.

Dimovski thekson se kanë komunikim me përfaqësuesit e BDI-së dhe se duhet të pritet si do të zhvillohen gjërat në periudhën vijuese.

“Sjellja e ligjit nuk është e bllokuar, ata i shfrytëzojnë të drejtat me Rregullorën për punë dhe ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin se ky ligj është pozitiv dhe se Parlamenti i Maqedonisë duhet ta votojë. Ne shihemi vazhdimisht në punë me kolegët, bisedojmë për çështje të caktuara. Pra, punojmë në institucionet e njëjta dhe në zyrat e njëjta”, ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button