Ivanov: Kërkoj përgjegjësi nga partitë

Përgjegjësi nga partitë politike të pushtetit dhe opozitës dhe unitet rreth interesave kombëtare kërkoi dje presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin në Akademinë solemne në Operën dhe Baletin e Maqedonisë me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“Kam thënë dhe sërish do të them: Çfarë Maqedoni do të krijojmë, të atillë do ta kemi. Obligimi ynë është ta përgadisim shoqërinë e Maqedonisë për gjithë atë që na pret. Kjo është përgjegjësia jonë. Përgjegjësi e secilit individ, pa dallim të përkatësisë së tij etnike, religjioze ose çfarëdo qoftë përkatësie. Përgjegjësi nga çdo bashkësi, nga çdo parti politike. Përgjegjësi nga çdo institucion, duke filluar nga unë si President, nga pushteti, nga opozita, gjyqësia, administrata, mediat, shoqëria civile. Thjesht, secili ka investimin dhe përgjegjësinë e vet në realizimin e qëllimeve strategjike. Në këtë rrugë, nuk ka vend për pretekst ose shmangie të obligimeve dhe përgjegjësive”, tha Ivanov, transmeton Mia.

Për këtë arsye, porositi ai, ta krijojmë Maqedoninë si vend të lirë dhe demokratik. Shtet i cili kujdeset për ineteresat e qytetarëve të vet, i cili i realizon vlerat,  standardet dhe partimet evropiane në jetën e përditshme dhe i cili me përgjegjësi i realizon obligimet e saj të ndërmarra në nivel ndërkombëtar.

Theksoi edhe rëndësinë e unitetit në realizimin e interesave kombëtare.

“Çdoherë apeloj dhe do të vazhdojë të apeloj. Na nevojitet unitet. Na nevojitet bashkim për interesat shtetërore, interesat e këtyre të rinjve për të cilët flas”, tha Ivanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button