Diaspora maqedonase nuk mund ta paramendojë Maqedoninë me kryeministër shqiptar

Duke reaguar me shkrim Federata e Organizatave Maqedonase nga Australia është shprehur kundër idesë që është sjellë nëpër mediet maqedonase që postin e kryeministrit ta mbajë një shqiptar. 

Ideja gjegjësisht ka të bëjë me planet e opozitës maqedonase, si që shkruan A1on, në krye me LSDM-në për të bërë qeveri pakice me dy partitë shqiptare duke menduar që postin e kryeministri ta merr një shqiptar.

“Si organizatë e mërgimtarëve maqedonas, kundërshtojmë ashpër mundësia që po përflitet në qarqet politikë në Maqedoni, që vendi i kryeministri t’i jepet  ndonjë shqiptari etnik. Kjo është e palejueshme dhe shumë e dëmshme. Për ne janë të kuptueshme dëshirat dhe aspiratat e bllokut shqiptar, por nuk mund ta kuptojmë assesi tendencën e një pjesë të partive politike maqedonase nga blloku opozitar të kryesuar nga LSDM, që për të ardhur në pushtet janë të gatshëm t’ua japin edhe postin e kryeministrit shqiptarëve etnikë”, thuhet në reagimin e Federatës së Organizatave Maqedonase nga Australia .  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button