Danaj: Maqedonia në rrezik përsëritjes së 2001-shit, duhet të ndahet

Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, thotë se Maqedonia ka vetëm një alternativë që të shpëtojë nga trazirat. Dhe kjo alternativë sipas tij është  rikonceptimi i shtetit mbi baza federale ose ndarje e Maqedonisë. 

“Në gjëndjen aktuale, Maqedonia nuk mund të ekzistojë gjatë, ajo do të përfshihet nga trazirat ndëretnike të cilat do të jenë me pasoja për tërë rajonin” ka thënë Danaj.

Sipas tij, ngjarjet e fundit në Maqedoni, që morën shkas nga përkujtimi i dëshmorëve të UÇK me ceremoni zyrtare në Sllupcan, futja në parlament me procedurë të përshpejtuar e ligjit mbi dëmshpërblimin e branitellave, e kanë ndarë praktikisht Maqedoninë në dy blloqe etnike, maqedonas dhe shqiptarë. 

“Por për herë të parë kjo ndarje etnike, u shfaq edhe në majën e politikës së saj, në Parlamentin e Maqedonisë. Kjo situatë nuk është rastësore, nuk lindi për një ditë. Ajo e ka rrënjën e saj në arrogancën dhe nacionalizmin e grupit të Nikolla Gruevskit I cili qysh në vitin 2004, me Referendumin e zhvilluar u shpreh hapur kundër Maqrrëveshjes së Ohrit, e cila tashmë ka vdekur. Ata që vazhdojnë ti kërkojnë ndihmë të vdekurit, qofshin poltikane vëndas apo të huaj, me dashje apo pa dashje, po përgatisin “vdekjen” e vetë Maqedonisë dhe po u hapin rrugë trazirave etnike” thotë Danaj.

Për këto arsye Lista për Shqipëri Natyrale ju bën thirrje mëndjeve akoma të ftohta të politikës në Maqedoni si dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ulen sa më parë për të menduar dhe konceptuar konturet e shtetit funksional të së ardhmes, i cili do të jetë ose Federalizimi i saj ose ndarja e saj dhe bashkimi i shqiptarëve me Shqipërinë. 

“Nëqoftëse, politikanët vëndas dhe të huaj nuk e bëjnë sot këtë, atëhere, shumë shpejt, Maqedonia do të zhytet ne kaos dhe trazira, për ndalimin e të cilave, nuk do të gjendet asnjë qytet në Maqedoni që ti qetësojë, ashtu sic u gjet Ohri para 11 vitesh. Ohri ishte një lëshim që shqiptarët i bënë shovinizmit maqedonas, por që u kuptua dhe trajtua si një lëmoshë që maqedonasit ju dhanë shqiptarëve. Tashmë ajo fazë është kapercyer. Të dy palët, populli nga poshtë dhe politika nga lart, janë ndërgjegjësuar se as shqiptarët nuk pranojnë të jetojnë si qytetarë të dorës së dytë, por edhe maqedonasit nuk pranojnë që shqiptarët të jenë të barabartë me ata” thotë Danaj.

Në këto kushte, përfundon Danaj, ka vetëm një rrugë, një alternativë, Federalizëm, ose ndarje e Maqedonisë. Vazhdimi i statukuosë, vetëm përgatit kaosin, trazirat dhe përleshjet ndëretnike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button