Sela për Podgoricën: Merkon do të nxirrja me shqelma jashtë Komunës

Deputeti i PDSH-së nga Struga,Ziadin Sela, shprehet i revoltuar për situatën më të fundit me paralelet shqipe të Podgorcës. 

’’Një kryetar Komune tjetri  një zëvendësministër për arsim që të dy bashkë drejtë qëllimit të tyre të BDI-së, për të mbyllur paralelet në gjuhën shqipe në Podgorcë, dhe për ti lënë fëmijët e Podgorcës, pa dëftesa për tre vite. Pastaj kur përballen me revoltën e prindërve(që është normale apo jo) u duket se pas protestave qëndrojnë parti politike të opozitës shqiptare….KUSH JANË?’’ ka shkruar Sela në postimin e tij në rrjetin social Facebook në një formë të gjegjëses. 

I njëjti në fund të postimit, sqaron se pas protestës së prindërve dhe nxënësve para Komunës së Strugës nuk qëndron ai.

’’Po të qëndroja unë psh, pas këtyre protestave do kisha hyrë me shqelma ta nxjerr jashtë këtë palaço kryetar që guxon të luaj me fate fëmijësh. Fajet  për këtë gjendje i ka kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe zv/ministri i Arsimit ,Safet Neziri” ka shkruar Sela.

Ndryshe, dje në protesta dolën prindërit dhe nxënësit e fshatit Podgoricë të cilët kanë kërkuar nga Merko dhe Neziri të tërhiqet vendimi i ministrisë së Arsimit për mbylljen e paraleleve shqipe në këtë fshat duke detyruar nxënësit të mësojnë në fshatin fqinj.  / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button