Ruskoska: Nuk jam e kënaqur me ligjin e miratuar për amnisti

Si prokurore që ka investuar shumë mund, shumë punë në lëndë, por edhe si qytetare e këtij shteti nuk jam e kënaqur nga ligji i ri për amnisti, kështu deklaroi prokurorja publike, Villma Ruskoska pas mbarimit të seancës së sotme për ngjarjet e “27-prillit” të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Rikualifikim nuk do të ketë për ata të akuzuar që nuk përfshihen në amnisti, sepse nuk vlen amastia për veprën penale ‘kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë’. Ndërsa, ashtu si do të arrijnë kërkesat për amnisti, ashtu do të vendoset personalisht për të gjithë”, deklaroi Ruskoska.

Ajo theksoi se sipas mendimit të saj, ligji nuk është miratuar në mënyrë krejtësisht të saktë, dhe kështu paralajmëroi se do të ketë konsultime me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë dhe kolegët e  Prokurorisë Publike të Maqedonisë.

E pyetur se a do të merren parasysh të gjitha dëshmitë e të akuzuarve, ajo tha se të gjitha dëshmitë nga të akuzuarit dhe mbrojtja do të merren parasysh në vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button