Misioni i OSBE-së në Shkup prezantoi komentin e parë të Ligjit për Procedurë Penale

Misioni i OSBE-së në Shkup prezantoi sot Komentin ligjor të Ligjit për Procedurë Penale, i pari i këtij lloji, i përgatitur nga një grup ekspertësh juridik që do të ndihmojë avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët të zbatojnë Ligjin në mënyrë më të mirë dhe më të unifikuar në gjykata, njofton Portalb.mk.

Misioni ka punuar në këtë Koment në tre vitet e fundit, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik ‘Justiniani i Parë’ në Shkup.

“Mund të them pa asnjë dyshim se ky Koment do të jetë shumë i dobishëm për praktikuesit ligjor dhe subjektet tjera të interesuar në fushën e drejtësisë penale,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

“Përmes përdorimit të tij të përditshëm, Komenti do të ofrojë udhëzime të vlefshme dhe do të kontribuojë në zbatimin sa më të parashikueshëm dhe më të qëndrueshëm të ligjit.” tha ai.

“Komentari është një vepër kapitale që do të kontribuojë në zbatimin e duhur të Ligjit për Procedurën Penale, si dhe do të kontribuojë në tejkalimin e praktikës së pabalancuar gjyqësore.” tha Dekani i Fakultetit Juridik ‘Justiniani i Parë’ Goran Koevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button