Maqedonia, 21 vite shtet i pavarur

Maqedonia sot feston 21 vite nga pavarësia, që e fitoi me referendumin në të cilin 95 për qind e qytetarëve u përgjigjën se janë për shtet të pavarur. Këtë referendum aso kohe e bojkotoi populli shqiptarë.

Më 17 nëntor 1991 u soll Kushtetuta e re e vendit, të cilën po ashtu nuk e votuan deputetët shqiptarë të asaj kohe, sepse nuk avanconte të drejtat e popullsisë shqiptare.  

Kushtetuta e Maqedonisë u ndryshua sërish në vitin 2001 me arritjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në gusht të vitit 2001.

Shtet i parë që ka njohur Maqedoninë si shtet të pavarur dhe Sovran ishte Bullgaria, pastaj Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Shqipëria, Bosnjë- Hercegovina, SHBA, Rusia dhe Kina. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button