Xhaferi: Gruevski ka thënë Po për zhdëmtim e ish ushtarëve të UÇK-së

Në fund të qershorit Qeveria, Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dërgoni një raport në Komisionin Evropian ku përshkruhej se cfarë është bërë gjatë dhjetë viteve nga Marrëveshja e Ohrit.

Ndër të tjera, pjesë e këtij raporti ishte edhe kapitulli ku thuhej se Qeveria do të mbulojë ligjërisht dëmet e atyre që janë prekur nga konflikti në vitin 2001, nga të dyja anët. Ky është deklarimi që e dha zëvendëskryeministri Musa Xhaferi në televizionin “Alfa”, transmeton Plusinfo.

“Ky është një obligim. Qeveria është në dijeni të atij raporti, i cili është miratuar zyrtarisht dhe është dorëzuar në zyrën e z Fyle”, tha Xhaferi.

Ndërsa, në pyetjen e gazetarit se nëse raporti e ka marrë mbështetjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, Xhaferi ka thënë:

“Patjetër, Nikola Gruevski është kryeministër. Raporti është miratuar nga Qeveria dhe përmes tij është planifikuar të zgjidhen këto çështje të pazgjidhura”, ka deklaruar Xhaferi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button