SHBA, vdekjet nga përdorimi i armëve në nivelin më të lartë
Sipas një studimi vdekjet nga armët e zjarrit në SHBA janë rritur në nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga studimi i kryer në bazë të të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, thuhet se në vend rreth 40 mijë njerëz kanë humbur jetën për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit në vitin 2017. Kjo shifër është në nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit.
Në hulumtim ku thuhet se vitin e kaluar, 39.773 njerëz humbën jetën për shkak të përdorimit të armëve, theksohet 23.854 prej tyre kanë kryer vetëvrasje me armë zjarri. Po ashtu është tërhequr vëmendja se shkalla e vetëvrasjeve ka arritur në nivelin më të lartë në 18 vitet e fundit.
Përqindja e atyre që humbën jetën për shkak të përdorimit të armëve, ka qenë 10.3 në 100 mijë njerëz në vitin 1999, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër u rrit në 12 në 100 mijë njerëz.
Të dhënat tregojnë se përqindja e atyre që kanë kryer vetëvrasje duke përdorur armë është rritur në 6.9 në vitin 2017 teksa në vitin 1999 ka qenë 6 në 100 mijë persona.
Drejtoresha e Fondit për Hulumtime të Shëndetit Publik kundër Dhunës së Armëve, Adelyn Allchin në një deklaratë me shkrim ka theksuar se vitin e kaluar rreth 109 persona çdo ditë kanë humbur jetën për shkak të dhunës me armë.
“Duhet të gjendet një zgjidhje emergjente ndaj dhunës së armëve e cila është një epidemi e shëndetit publik. Ne duhet të ndërmarrim masa për këtë çështje dhe të bëjmë disa ndërhyrje në blerjen e armëve”, tha Allchin.