Presidenti i Irakut Salih ka hequr dorë nga shtetësia britanike

Presidenti i Irakut, Barham Salih ka hequr dorë nga shtetësia e Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së tij, Lokman Feyli, tha se Salih ka hequr dorë zyrtarisht nag shtetësia britanike në përputhje me Kushtetutën irakiane, e cila ia kërkon për shkak të detyrës që ushtron.

“Presidenti Salih i është mirënjohës Britanisë së Madhe e cila i dha shtetësinë në periudhën derisa ishte oponent dhe kritikues i regjimit të Sadam Husein”, thuhet në deklaratë.

Kushtetuta e Irakut ndalon zyrtarët më të lartë të vendit që të kenë shtetësi të dyfishtë.

Po ashtu edhe paraardhësi i Salih, Fuad Masoum, pas zgjedhjes së tij si president i Irakut, hoqi dorë nga shtetësia e Britanisë së Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button