Vetëvendosje kërkim falje elektoratit që futi në listë Shpend Ahmetin dhe të tjerët
Dukeshin të gëzuar sa herë paraqiteshin në publik.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti festonte gjithandej ku ishte kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Por, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike gjatë këtij viti kur të dy u ndanë mes vete, ashtu sikur edhe partia, njofton Klan Kosova.
E më ekstremi u arrit kur Ahmeti, si kryetar i Partisë Socialdemokrate në opozitë, u bë bashkëdrejtues i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë.
Në kësi situate, një zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, të shtunën i kërkoi falje publike elektoratit të partisë së tij.
“Kërkoj falje një pjesë të elektoratit të VV-së, pse kemi vendosë në listat tona kësi njerëzisht, që i ndërrojnë qëndrimet politike sikur çorape”, ka thënë Glauk Konjufca në një konferencë për media.