(FOTO) Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup – Tetovë. Vetura e markës BMW për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përplasur në rrethojën e rrugës. Viktima nuk ka por janë të lënduar dy udhëtarët.

“Policia është në terren dhe po bën ekspertizën për ta zbardhur rastin. Shoferi i veturës me targa të huaja për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe i njëjti ka fluturuar nga rruga duke dëmtuar dukshëm veturën. Viktima nuk ka” u shpreh për Portalb, zëdhënësi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë, Marjan Josifoski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button