11 të vdekur nga orizi i helmuar në tempullin indian
Një zyrtar shëndetësor në Indi ka njoftuar se njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi kanë ngrënë oriz që besohet se ka qenë i kontaminuar me një substancë helmuese në një ceremoni që u mbajt në një tembull hindu të Indisë.
Përpos personave të vdekur, në këtë ngjarje janë sëmurë dhe gjenden në gjendje kritike edhe 29 persona tjerë. Ata po trajtohen në emergjencat e disa spitaleve në qytetin Mysore, që shtrihet në jug të rajonit Karnataka.
Zyrtari shëndetësor tha se janë marrë mostrat e orizit të helmuar dhe ato do të hetohen nga forenzika.
Pacientët vuanin nga vjelljet, diarrea dhe problemet me frymëmarrje. Sipas policisë, besimtarët hindu u grumbulluan në një numër të madh të tempullin e tyre për një ceremoni fetare, ku orizi ishte shërbyer si dhuratë e shenjtë.
Njëri nga pjesëmarrësit tha se ata u ushqyen me oriz të përzier me domate dhe ujë me shije, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Observer.