Merkel: Britania mund të marrë garanci shtesë për Brexit-in

Gjermania ngriti mundësinë e dhënies së “garancive shtesë” për Mbretërinë e Bashkuar në marrëveshjen e saj për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk mendoj se mund ta ndryshojmë këtë marrëveshje të tërheqjes. Por, sigurisht mund të diskutohet nëse duhet të ketë disa garanci shtesë”, u tha gazetarëve, kancelarja gjermane Angela Merkel, para takimit të saj me liderët e BE-së.

Merkel theksoi se garancitë e tilla për Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë mbështetjen e të gjitha 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Pas i mbijetoi një vote mosbesimi, kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të kërkojë lëshime të reja për marrëveshjen e Brexit-it gjatë takimit të saj me krerët e BE-së në Bruksel.

Të hënën, May njoftoi shtyrjen e votimit të kësaj jave të Brexit-it, duke pranuar se marrëveshja “do të refuzohet me një diferencë të konsiderueshme”.

Zëdhënësi i saj më vonë tha se votimi do të zhvillohet para datës 21 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button