SHBA: Sauditët nuk do të “shpëtojnë” në rastin Khashoggi

Arabia Saudite nuk do të mund të “shpëtojë” në rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mendoj se duhet të mbajmë bisedime agresive me Sauditët, në mënyrë që t’u bëjmë me dije se ne nuk do ta falim këtë, prandaj mos e përsëritni”, tha Haley në një intervistë për progamin e mëngjesit Today.

“Ishte qeveria saudite, ndërsa MBS është kreu i qeverisë saudite”, tha Haley për televizionin NBC, duke iu referuar princit të kurorës Mohammed bin Salman.

“Ata janë përgjegjës, të gjithë përgjegjës, prandaj nuk ka një dritë jeshile, as​​një individ, as qeveria”, shtoi ajo.

Kjo ishte intervista e parë e Haley që prej njoftimit që bëri se do të braktisë postin e saj.

Princi saudit, Mohammad bin Salman, ka qenë objekt i kritikave pas vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite.

Edhe Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) ka arritur në rezultatin se Mohammad bin Salman ka dhënë urdhrin për vrasjen e Khashoggit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button