PYKA: Interesat e kujt i mbron Komisioni Rregullator për Energji?!

Lëvizja PYKA, edhe pse e publikuar në Gazetën Zyrtare, fton Komisionin rregullator për energjetikë, që të tërheqë Rregulloren për Ngrohje Qendrore, me të cilin të gjithë qytetarët që kanë qenë shfrytëzues të Ngrohjes Qendrore dhe që kanë nënshkruar Kontrata për shkyçje nga kjo Ndërmarrje i detyron në mënyrë të dhunshme edhe të kyçen në të, edhe të paguajnë në mënyrë retroaktive vitet dhe muajt e kaluar nga shkyçja e tyre.

“Me këtë rregullore Ju, si Komisionin rregullator për energjetikë, në mënyrë të drejtpërdrejtë krijoni monopol ekonomik të një ndërmarrje dhe bëheni shkelës të drejtave dhe lirive njerëzore, duke ua përcaktuar atyre mënyrën e ngrohjes” reagon PYKA.

Lëvizja PYKA përkujton se ky komision duhet të mbron interesin e qytetarit dhe jo atë të kompanive.

“Ngrohtoret duhet t’u paguajnë qytetarëve, atyre të cilët tani më janë shkyçur nga Ngrohja Qendrore, për gypat të cilët kalojnë nëpër banesat e tyre, sepse ata zënë hapësirë në pronat private të qytetarëve. Kësi lloj propozime ligjore ndonëse mund të tangojnë pak qytetarë dhe shumë të vogël të të hollave, por nga ana tjetër kësi zgjidhje juridike shpijnë në dhunë institucionale sistematike me të cilat bëhet dëmtim sistematik i qytetarëve. Një gjë duhet të jetë e qartë, e ajo është se qytetarët janë bartës të sovranitetit të shtetit, dhe shteti duhet tu shërben dhe mbrojë qytetarët, e jo të rëndoj edhe më tepër standardin e tyre” shkruhet në reagim.

Kjo lëvizje fton Avokatin e Popullit të ngrejë procedurë ligjore për pengimin e zbatimit të kësaj Rregullore për nxehje qendrore, në të gjitha institucionet relevante shtetërore që e mbrojnë të drejtën e përcaktimit të lirë të qytetarëve, përfshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button