Lajm: Kim Mehmeti kandidat për kryetar të Shkupit

Gazeta Lajm në numrin e sotëm shkruan se analisti Kim Mehmeti do të jetë kandidat i përbashkët i opozitës për kryetar të qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të marsit.

Sipas kësaj gazete, opozita kërkon kandidat të sigurtë për fitore në kryeqytet ndërsa Kim Mehmeti do të ishte i pranueshëm te dy etnitetet, shqiptar dhe maqedonas.

“Kandidimi i tij do të ishte një hap historik për tolerancën ndëretnike” thonë burime opozitare, shkruan Lajm. Për të Mehmeti nuk i ka mohuar e as pranuar këto informata.

 Në qytetin e Shkupit kryetar aktual është Koce Trajanovski ndërsa që nga pavarësimi i Maqedonisë nuk ka pasur kryetar shqiptar. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button