Aksidentohet familja kosovare në Fushë Milot, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën e kombit, pranë Fushë-Milotit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku drejtuesi i automjetit tip Honday me targa gjermane ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve kosovarë Tafil dhe Feride Sela (mediet e Tiranës mbiemrin e të ndjerëve e shkruajnë Sele), ndërsa është plagosur djali i tyre, i cili është transportuar me urgjencë për në spital. Forca të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të qarkullimit rrugor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button