Shqipëri, Rama takon Ministren e Jashtme të Qipros

Ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou-Markuolli u takua të martën në mbrëmje edhe me kreun e opozitës Edi Rama. Në biseden e zhvilluar me të, Markuolli nënvizoi rëndësinë që Presidenca Qipriote e BE i kushton zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. 

Ajo përgëzoi për konstruktivitetin e treguar në procesin e reformave të rëndësishme që janë kryer dhe shprehu besimin se Shqipëria do të bëjë hapat e duhur për të realizuar 12 rekomandimet e Komisionit Europian, për të merituar statusin e venditkandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, brenda vitit.

Ndërsa Rama vleresoi kontributin e Ministres së Jashtme të Qipros në mbështetje të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Populli shqiptar e meriton statusin dhe integrimi europian është axhendë kombëtare dhe jo partiake”, u shpreh Rama. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button