Shqipëri, AK kërkon nga MPJ të hapë konsullatë në Çamëri

“Aleanca Kuqezi” i ka kërkuar qeverisë së Republikës së Shqipërisë të hapë konsullatë në Çamëri. Në këtë mënyrë AK, bën thirrje që ashtu siç vepron Greqia në territorin tonë edhe Shqipëria të ofrojë të njëjtat shërbime për qytetarët e saj në territorin grek. Kërkesa e partisë ultra-nacionaliste u bë gjatë një tubimi para Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ku u rikujtua se për 22 vite me radhë nga shkëputja me diktaturën, asnjë qeveri nuk kërkoi hapjen e një zyre konsullate për të mbrojtur të drejtat e çamëve.

“Shteti fqinj grek, prej vitesh, përveç ambasadës dhe konsullatës në Tiranë, ka hapur edhe dy zyra konsullore në Republikën e Shqipërisë, në Korçë dhe në Gjirokastër, kryesisht në shërbim të minoritarëve grekë, por edhe të qytetarëve shqiptarë. Duke respektuar detyrimet kushtetuese, por edhe parimin diplomatik e konsullor të reciprocitetit, Aleanca Kuqezi i kërkon qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të hapë sa më parë shërbimin tonë konsullorë në Çamëri.

Një zyrë konsullore në Çamëri do i shërbente përmirësimit të shërbimit tonë juridiko-konsullor atje në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe grekë, do të shpejtonte dhe do të ngrinte cilësisht shërbimet civile e administrative ndaj tyre si dhe do t’i kontribuonte bashkëpunimit ekonomik e tregtar, turistik e kulturor midis dy popujve dhe vendeve tona”, thuhet në kërkesën e AK-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button