Kush, si dhe sa na përfaqëson në Kuvend?

Sot u publikua raporti i punës së deputetëve gjatë periudhës janar – qershor, projekt me emrin “Deputeti im”. Bie në sy puna e deputetit të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Izet Zeqiri, i cili kryeson bindshëm në numrin e propozim ligjeve të parashtruara, diskutimet në seancat plenare, replikave dhe kundërreplikave.

Izet Zeqiri ka parashtruar 11 propozim ligje, pesë më shumë se bashkëpartiakja e tij Flamure Demiri Kreci në vend të dytë. Nga deputetët e BDI-së më së shumti ka Talat Xhaferi, tre.

Zeqiri është edhe deputeti shqiptar me më shumë amendamente, gjithsej 197, ka më së shumti, 80 diskutime, 252 replika, dhe vëllimi i punës së tij është rritur për 60% nga gjashtëmujori i kaluar, ku gjithashtu ishte deputeti më aktiv.

Ajo që bie në sy është numri i madh i mungesave të deputetëve shqiptar. Katër nga pesë deputetët me më shumë mungesa janë shqiptar, tre prej të cilëve nga radhët e BDI-së. Udhëheq Ali Ahmeti me 91 mungesa të arsyeshme, një më tepër se Menduh Thaçi, Irfan Deari nga BDI është i treti me 82, ndërsa Ermira Mehmeti  e pesta me 66 mungesa.

Pasiviteti në seanca i deputetëve shqiptar gjithashtu është një prej vërejtjeve më të mëdha nga ky raport. Shtatë nga njëzet e pesë deputetë që vijnë nga partitë shqiptare asnjëherë nuk kanë diskutuar në Kuvend. Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Rafet Muminoviç, Hajrulla Misini, Irfan Deari, Arben Xhaferi, dhe Dëshira Imeri asnjëherë nuk kanë përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar, duke diskutuar në Kuvend. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button