Eugjen Cami u zgjedh ushtrues detyre i kryetarit të Dibrës
Këshilli Komunal i Dibrës sot ka zgjedhur ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës, i cili do të jetë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Eugjen Cami, transmeton Portalb.mk.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit, Cami është zgjedhur me 8 vota “për” .
Emërimi i Camit vjen për shkak se kryetari paraprak, Ruzhi Lata ndërroi jetë më 24 nëntor të 2018-s.
Cami do të udhëheqë me Komunën e Dibrës deri në shpalljen e datës për zgjedhje të reja komunale.